Transmetuar më 30-09-2026, 10:59

GREQI — Një përleshje e dhunshme mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë është regjistruar në ambientet e burgut të Domokosit, në prefekturën Ftiotis të Greqisë qendrore, duke lënë të plagosur gjashtë persona.

Sipas raportimeve nga mediat greke, incidenti ka ndodhur pasditen e së martës për motive që ende mbeten të paqarta. Të plagosurit, të mosshave nga 26 deri në 41 vjeç, janë dërguar fillimisht për ndihmë të parë në Qendrën Shëndetësore të Domokosit, ndërsa katër prej tyre janë transferuar më pas drejt Spitalit të Lamias për trajtim të specializuar.

Një nga të burgosurit e dëmtuar ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me urgjencë, ku gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike. Ndërkohë, një tjetër i plagosur nga goditja me thikë të improvizuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky është incidenti i tretë i dhunshëm i regjistruar brenda një muaji e gjysmë në ambientet e këtij institucioni të ekzekutimit të vendimeve penale në Greqi, ndërsa autoritetet burgore kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit