

DURRËS — Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Fllakës në Durrës, ku objektiv i sulmit ka qenë dera e jashtme e një lokali.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në hyrjen e ambientit tregtar.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës eksplozive të përdorur. Po ashtu, autoritetet po këqyrin kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij sulmi.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






