Transmetuar më 30-09-2026, 09:20

Zbardhen emrat e personave të arrestuar pas ndërhyrjes në ambientin në rrugën e Kavajës, ku sipas Policisë dyshohet se mashtroheshin qytetarë të vendeve të BE-së përmes platformave online. Pronari i ambientit është shpallur në kërkim

Tiranë – Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “INVESTING”, të zhvilluar në një ambient në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku sipas Policisë dyshohet se kryheshin mashtrime online ndaj shtetasve të vendeve të Bashkimit Europian.

Në pranga kanë përfunduar Emirion Xhafaj, 40 vjeç, Genc Ndoni, 42 vjeç, Egzon Dervishi, 32 vjeç dhe Erol Hyslihaka, 31 vjeç. Katër personat u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë në ambientin e përshtatur me poste pune.

Në të njëjtin ambient ndodhej edhe një 23-vjeçare me inicialet E. A., e cila është proceduar në gjendje të lirë.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se ambienti ishte në pronësi të Taulant Belerajt, 45 vjeç. Sipas Policisë, ai dyshohet se e administronte ambientin në bashkëpunim me personat e tjerë për zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme. Beleraj është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 njësi kompjuterike, 19 telefona celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me aktivitetin.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për dokumentimin e plotë të skemës dhe përcaktimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit