

Djali i mitur dyshohet se i kishte marrë makinën të atit fshehurazi dhe kishte dalë së bashku me shokun e tij një vit më të madh, i cili ka mbetur i plagosur
Tiranë – Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e 29 shtatorit në Pezë-Helmes, ku humbi jetën një 15-vjeçar dhe u plagos një 16-vjeçar.
Mësohet se adoleshenti që drejtonte automjetin ia kishte marrë makinën fshehurazi të atit dhe kishte dalë së bashku me shokun e tij.
15-vjeçari, i cili nuk kishte leje drejtimi, ka humbur kontrollin e automjetit rreth orës 22:10. Makina është përplasur me skarpatën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.
Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mitur, i cili humbi jetën, ndërsa pasagjeri 16-vjeçar mbeti i plagosur.
Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






