

Tiranë – Një djalë i mitur ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident tragjik që ndodhi në dalje të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, raporton noa.al.
Djali i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Tragjedia u shoqërua dhe me një tjetër të mitur të plagosur. Ai ndodhej në makinë me adoleshentin që humbi jetën.
Policia tha se pasagjeri, 16 vjeç, është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






