

KAVALË – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë shqiptare, Gjana Asllan, ka ndërruar jetë të martën në spital, si pasojë e dëmtimeve të rënda të pësuara gjatë një ndeshjeje zyrtare.
Ngjarja tragjike ndodhi të dielën në stadiumin e Panagias në ishullin e Thasos, gjatë sfidës ku i riu po luante për ekipit e tij Byronas Kavala. Që në minutën e dytë të lojës, pas një dyluftimi për topin, 16-vjeçari doli nga vija e fushës dhe u përplas me pjesën e pasme të kokës në gardhin mbrojtës të stadiumit, duke humbur menjëherë ndjenjat. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe dërgimit në repartin e terapisë intensive në spitalin e Kavalës, adoleshenti nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Policia e Thasos në bashkëpunim me Prokurorinë e Kavalës kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse stadiumi përmbushte standardet e kërkuara të sigurisë. Objekt i verifikimeve do të jetë distanca e gardhit nga vija e fushës, licencimi i impiantit sportiv, si dhe përgjegjësitë e organizatorëve për ndeshjet e kategorive të moshave të reja. Hetimet pritet të plotësohen me dëshmitë e dëshmitarëve dhe raportin mjeko-ligjor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






