

ATHENS, GEORGIA – Një ngjarje e pazakontë që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në shtetin Georgia të SHBA-së, ku një studente 21-vjeçare ka mbijetuar pasi ra nga kati i tetë i një kompleksi apartamentesh. Mbijetesa e Kristin Sargent, studente në vitin e fundit në Universitetin e Xhorxhias, po konsiderohet nga mjekët dhe autoritetet si një mrekulli e vërtetë.
Incidenti u regjistrua rreth orës 19:30 të së shtunës në kompleksin rezidencial “The Rambler” në qytetin Athens. Sipas të dhënave të para të hetimit, 21-vjeçarja ndodhej mbi një divan pranë dritares së hapur dhe po vallëzonte gjatë një feste studentore, kur humbi ekuilibrin dhe ra jashtë duke çarë rrjetën mbrojtëse. E mitura përfundoi në tarracën e pishinës së ndërtesës, ku përplasja e fortë u amortizua pjesërisht nga një karrige metalike me jastëk.
Ekipet e emergjencës e transportuan menjëherë të renë drejt spitalit rajonal, ku ajo po merr trajtim në Njësinë e Kujdesit Intensiv për shkak të frakturave të shumta. Pavarësisht lëndimeve të rënda, e reja ka mbetur e vetëdijshme dhe ka arritur të komunikojë me familjarët e shoqërinë, duke shprehur habitë për mbijetesën: "Jam gjallë, nuk mund ta besoj". Policia e cila po hetom rrethanat e ngjarjes ka bërë me dije se paraprakisht rasti po trajtohet si një aksident fatkeq.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






