Transmetuar më 30-09-2026, 08:17

TIRANË – Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Pezës, ku një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa bashkëmoshatari i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur 16-vjeçari, i cili po drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin mbi timon duke bërë që mjeti të dalë nga rruga kryesore e të përfundojë i përplasur në kanal.

Nga goditja e fortë, drejtuesi i mitur ka pësuar dëmtime të rënda që i morën jetën në vendngjarje. Ndërkaq, pasagjeri 15-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet e para hetimore të kryera nga uniformat e plota rezulton se 16-vjeçari e kishte marrë automjetin fshehurazi dhe pa lejen e babait të tij. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit