

TIRANË – Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka miratuar gjatë mbledhjeve të fundit të korrikut dhe gushtit të paktën 16 leje zhvillimi, ndërtimi dhe rishikimi kushtesh për projekte me lartësi nga 15 deri në 43 kate mbi tokë. Harta e këtij zhvillimi intensiv urban kryesohet nga Tirana, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e godinave shumëkatëshe, resorteve e komplekseve rezidenciale shtrihet përgjatë vijës bregdetare nga Durrësi, Vlora, Shëngjini e deri në Spille.
Projektet më të larta të miratuara në këtë seri vendimesh përfshijnë:
Garda Tower (Tiranë): 43 kate mbi tokë (banim, hoteleri dhe shërbime)
M-21 (Tiranë): 26 kate mbi tokë (shërbim dhe banim)
Rijetëzimi i Stadiumit “Selman Stërmasi” (Tiranë): Dy struktura të veçanta prej 25 kate dhe 23 kate mbi tokë (shërbime, banim dhe hoteleri)
Elite Tower (Tiranë): 24 kate mbi tokë (banim dhe shërbime)
Vertical Village (Tiranë): 23 kate mbi tokë (banim dhe shërbime)
Kompleks rezidencial dhe shërbimesh (Durrës): 21 kate mbi tokë
Godinë banimi dhe hoteleri “Elbavo” (Tiranë): 19 kate mbi tokë
Vertical Community (Tiranë): 18 kate mbi tokë
Uzina Residence (Tiranë): 16 kate mbi tokë
Godinë banimi dhe shërbime (Vlorë): 16 kate mbi tokë
Godina banimi dhe shërbimi (Kamëz): 16 kate mbi tokë
Objekt banimi dhe shërbimi (Tiranë): 16 kate mbi tokë
Scarlet Tower (Tiranë): 15 kate mbi tokë
The Wave (Spille, Rrogozhinë): Apart-Hotel 15 kate mbi tokë
Duna (Shëngjin, Lezhë): 15 kate mbi tokë
Invest Society (Tiranë): 15 kate mbi tokë
Përveç zhvillimit të sektorit të ndërtimit civil e hotelerisë, KKTU ka dhënë dritën e gjelbër edhe për një sërë investimesh strategjike në infrastrukturë dhe energji. Mbledhjet e Këshillit përfshinë miratimin e lejeve për burime të ripërtëritshme, përfshirë hidrocentrale dhe impiante të mëdha fotovoltaike me kapacitet që arrin në dhjetëra megavat, duke synuar rritjen e prodhimit vendas të energjisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






