Transmetuar më 29-09-2026, 21:49

Roberto Mollo, Gjovalin Lazri

CUNEO – Detaje të reja dhe kyçe kanë dalë në dritë nga ekspertiza balistike lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 20 shtator në Baldissero d’Alba të Cuneos, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari me origjinë shqiptare, Gjovalin Lazri. Sipas rezultateve paraprake të ekspertëve mjeko-ligjorë e balistikë në Itali, të shtënat ndaj të riut shqiptar janë kryer nga një distancë mjaft e afërt, e vlerësuar në më pak se 14 metra.

Për këtë ngjarje po hetohet nga Prokuroria e Astit 35-vjeçari italian Roberto Mollo, pronari i banesës ku ndodhi incidenti, i cili akuzohet për vrasje. Gjatë këqyrjes pesëorëshe të vendit të ngjarjes, ekspertët gjetën 12 gëzhoja të grumbulluara në një zonë të vetme, si dhe tre elektrikë dore, njëri prej të cilëve pranë trupit të viktimës. Rindërtimi hetimor sugjeron se Mollo doli në ballkonin e katit të parë pasi dëgjoi zhurma dhe qëlloi drejtpërdrejt në drejtim të dritave të elektrikëve që ndodheshin në oborr, ku një prej plumbave e goditi Lazrin në qafë duke i marrë jetën.

Ekspertët e prokurorisë, mbrojtjes dhe familjes së viktimës kanë kryer simulime e të shtëna provë për të përcaktuar me saktësi trajektoren e plumbave dhe pozicionet e personave. Hetuesit kanë planifikuar edhe rikthimin në vendngjarje gjatë orëve të natës për të verifikuar kushtet e sakta të shikueshmërisë e ndriçimit, teksa i dyshuari pretendon se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi ka parë persona të panjohur në pronën e tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit