

LUSHNJË – Një situatë e rëndë mjedisore po zhvillohet në rezervuarin e Kasharajt në Bashkinë e Lushnjës, ku zbrazja e menjëhershme e ujit ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë ekologjike. Me rënien drastike të nivelit të ujit, visa të tëra të rezervuarit janë kthyer në baltë e llucë, ndërsa tonelata peshk kanë mbetur në sipërfaqe duke ngordhur nga mungesa e oksigjenit dhe ujit.
Vendimi për tharjen e rezervuarit është ndërmarrë nga Bashkia e Lushnjës, e cila ka hapur shkarkuesit për të nisur punimet për rikonstruksionin e portës dalëse të këtij objekti. Sidoqoftë, ky ndërhyrje teknike duket se është kryer pa një plan menaxhimi apo pa marrë masa paraprake për evakuimin e krijesave ujore, çka ka shkaktuar shkatërrimin e të gjithë ekosistemit të rezervuarit.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar menaxheri i peshkimit në rezervuar, Ylli Kashari, i cili ka shprehur pafuqinë përballë paralajmërimit të autoriteteve me të arritur lajmërimi i papritur. “Më thanë vetëm merr masa se do ta thajmë rezervuarin, por ku t’i çoja me mijëra peshq?”, është shprehur ai, duke dëshmuar përmasat e dëmit. Ndërkohë, pamjet nga vendngjarja tregojnë një sipërfaqe të tërë të mbuluar nga peshq të ngordhur, ndërsa banorët e zonës ngrenë alarm për erën e rëndë dhe rrezikun e infeksioneve shëndetësore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






