

TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 122-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






