

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka zyrtarizuar ndryshime të rëndësishme në kalendarin e javës së gjashtë të Abissnet Superiore, duke prekur drejtpërdrejt sfidën më të pritur të futbollit shqiptar. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i cili ishte parashikuar fillimisht të luhej më 9 tetor, është zhvendosur për ditën e diell, më 11 tetor, në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania”.
Zhvendosja e derbit ka sjellë një riorganizim të të gjithë programit të kësaj jave kampionati. Në të njëjtën ditë dhe orë me përballjen e kryeqytetit do të luhet edhe një tjetër duel me peshë, ai mes Vllaznisë dhe Dinamos, duke bërë që dy nga ndeshjet më kryesore të zhvillohen paralelisht. Ndërkohë, sfida Teuta–Skënderbeu është spostuar për më 10 tetor në orën 18:30, ndërsa takimi Laçi–Egnatia do të hapë siparin e ndeshjeve të së diellës më 11 tetor në orën 13:30.
Ndryshimet në kalendar vijnë në një moment ku dy ekipet kryeqytetase kërkojnë me çdo kusht kthesën pas një starti të luhatur në kampionat. Pas pesë javëve të para, Tirana mban kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani ndodhet menjëherë prapa me 4 pikë, çka e bën këtë përballje akoma më përcaktuese për vazhdimësinë e të dyja skuadrave.
Programi i ri i javës së 6-të:
10 Tetor, 18:30: Vllaznia – Dinamo
10 Tetor, 18:30: Elbasani – Vora
10 Tetor, 18:30: Teuta – Skënderbeu
11 Tetor, 13:30: Laçi – Egnatia
11 Tetor, 18:30: Partizani – Tirana
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






