Transmetuar më 29-09-2026, 18:08

Një zjarr i madh ka shpërthyer ditën e sotme në zonën kodrinore të fshatit Kutalli në Berat, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me pemëtari. Përhapja e flakëve është favorizuar ndjeshëm nga era e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe shkatërrimin e dhjetëra pemëve të ullirit.

Për të përballuar situatën, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Dimalit, Beratit dhe Kuçovës, të ndihmuara edhe nga banorët e zonës. Falë veprimeve të përbashkëta, zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll, megjithëse disa vatra mbeten ende aktive në pjesët e sipërme kodrinore, ndërsa shkaqet e rënies së flakëve mbeten ende të panjohura.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit