Transmetuar më 29-09-2026, 18:07

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. N., 18 vjeç, banues në Belsh, i cili aksidentoi një të mitur 14-vjeçare në fshatin Shalës të Cërrikut. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i riu po lëvizte me motomjet pa leje drejtimi dhe menjëherë pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit brenda një kohe të shkurtër. E mitura është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa materialet procedurale ndaj 18-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit