

Rydox,ë treg ilegal në internet, ku shiteshin të dhëna personale, informacione bankare dhe kredenciale llogarish, është vënë në qendër të një hetimi të gjatë të FBI-së. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, të siguruara nga Radio Ev tregu ilegal ku shiteshin të dhëna personale dhe bankare, FBI: Drejtohej nga dy vëllezër nga Kosova
TIRANË – Një treg ilegal në internet, ku shiteshin të dhëna personale, informacione bankare dhe kredenciale llogarish, është vënë në qendër të një hetimi të gjatë të FBI-së. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, platforma Rydox administrohej nga vëllezërit nga Kosova, Ardit dhe Jetmir Kutleshi.
Rydox dyshohet se ka funksionuar për disa vite, duke u ofruar përdoruesve të dhëna të vjedhura dhe mjete pranuar fajësinë në Shtetet e Bashkuara. Jetmir Kutleshi është dënuar, ndërsa Ardit Kutleshi, i cili pranoi fajësinë në shtator të vitit 2026, pritet të marrë dënimin në shkurt që mund të përdoreshin për mashtrime dhe veprimtari të tjera kriminale në internet.
Të dy vëllezërit kanë pranuar fajësinë në Shtetet e Bashkuara. Jetmir Kutleshi është dënuar, ndërsa Ardit Kutleshi, i cili pranoi fajësinë në shtator të vitit 2026, pritet të marrë dënimin në shkurt 2027.
Hetimi i FBI-së mori një zhvillim të rëndësishëm në nëntor 2022, kur një burim i fshehtë i agjencisë hapi një llogari në Rydox dhe depozitoi 300 dollarë në kriptovaluta.
Më pas, burimi bleu rreth 40 paketa me të dhëna të vjedhura, përfshirë emra, adresa, datëlindje, numra të sigurimeve shoqërore dhe të dhëna të patentave të drejtimit.
Mes të dhënave të blera ndodheshin edhe informacionet personale të një personi nga Pensilvania, të përdorura dhe të shitura pa dijeninë apo autorizimin e tij.
Sipas aktakuzës amerikane, Rydox ishte krijuar dhe administrohej nga Ardit dhe Jetmir Kutleshi. Platforma dyshohet se kishte nisur aktivitetin të paktën në vitin 2016 dhe, pas një ndërprerjeje mes viteve 2019 dhe 2020, vijoi funksionimin deri në vitin 2024. Si funksiononte tregu ilegal?
Përdoruesit e Rydox hapnin një llogari me adresë emaili dhe duhej të depozitonin kriptovaluta për të kryer blerje. Platforma pranonte disa lloje monedhash virtuale, përfshirë Bitcoin-in.
Në katalogun e saj ofroheshin të dhëna të kartave bankare, fjalëkalime dhe kredenciale për llogari emaili, platforma të blerjeve online dhe faqe takimesh.
Sipas dokumenteve gjyqësore, në platformë ofroheshin gjithashtu faqe mashtruese, mjete për dërgimin e mesazheve të padëshiruara dhe materiale që mund të përdoreshin për veprimtari kriminale në internet.
Një prej kategorive të të dhënave të shitura ishte ajo që njihet si “fullz”, e cila përfshin grupe të dhënash personale dhe kredenciale që mund të përdoren për mashtrime financiare dhe vjedhje identiteti.
Rydox gjeneronte të ardhura edhe nga shitësit. Për t’u regjistruar si shitës, përdoruesit duhej të paguanin një tarifë që, sipas aktakuzës, varionte nga 200 deri në 500 dollarë në kriptovaluta.
Nga shitjet, 60 për qind i kalonin shitësit, ndërsa 40 për qind mbaheshin nga platforma.
Hetuesit amerikanë dyshojnë se Ardit Kutleshi merrej me administrimin e përditshëm të platformës, komunikonte me përdoruesit dhe menaxhonte llogaritë administrative, ndërsa Jetmir Kutleshi ndihmonte në mirëmbajtjen e faqes dhe serverëve.
FBI-ja ka përdorur edhe gjurmimin e transaksioneve në kriptovaluta për të lidhur aktivitetin e Rydox me vëllezërit Kutleshi.
Sipas hetuesve, një pjesë e të ardhurave të platformës kalonte në kuleta digjitale të kontrolluara nga të pandehurit. Paratë dyshohet se përdoreshin edhe për pagesën e serverëve dhe shërbimeve të tjera që mbanin në funksion platformën.
Hetimi vijoi me blerje të tjera të fshehta. Më 22 maj 2024, një burim i FBI-së bleu të dhëna identifikuese të një viktime, si dhe kredenciale hyrjeje në një llogari me pagesë të një personi tjetër.
Sipas aktakuzës, të paktën gjashtë viktima të identifikuara në dokumentet e çështjes ishin nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë.
Hetuesit intervistuan viktimat për të konfirmuar se të dhënat ishin të sakta dhe se ishin shitur pa autorizimin e tyre. FBI-ja analizoi gjithashtu një kopje forenzike të serverit të Rydox dhe sekuestroi infrastrukturën e platformës.
Gjurmët çuan te vëllezërit Kutleshi
Për të identifikuar administratorët e platformës, hetuesit analizuan jo vetëm aktivitetin brenda Rydox, por edhe llogaritë që dy vëllezërit përdornin jashtë saj.
Sipas FBI-së, Ardit dhe Jetmir Kutleshi kishin përdorur emrat dhe dokumentet e tyre të identifikimit për hapjen e llogarive të kriptomonedhave. Hetuesit krahasuan gjithashtu adresat e emailit dhe numrat e telefonit.
Në llogaritë e tyre u gjetën komunikime që, sipas autoriteteve amerikane, lidhen me administrimin e Rydox, ndarjen e fjalëkalimeve, faturat dhe kërkesat e përdoruesve.
Në dhjetor 2024, Ardit dhe Jetmir Kutleshi u arrestuan në Kosovë me kërkesë të autoriteteve amerikane.
Në Shqipëri u arrestua gjithashtu shtetasi kosovar Shpend Sokoli, të cilin Departamenti amerikan i Drejtësisë e identifikoi si një tjetër administrator të Rydox. Sipas mediave shqiptare, Sokoli u dënua në shkallë të parë në maj 2026 me 3 vjet e 8 muaj burgim.
Jetmir Kutleshi e kishte pranuar më herët fajësinë për akuzën e konspiracionit për transferimin, posedimin ose përdorimin e një mjeti identifikues. Ai u dënua në vitin 2025 dhe në dënim iu llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim.
Ndërsa Ardit Kutleshi pranoi fajësinë në shtator 2026 për akuzat e konspiracionit për pastrim parash dhe vjedhjes së rëndë të identitetit. Vendimi përfundimtar ndaj tij pritet në shkurt 2027.
Me arrestimet dhe sekuestrimin e infrastrukturës, autoritetet amerikane goditën edhe vetë platformën. Domeni i Rydox u sekuestrua nga autoritetet amerikane, ndërsa serverët u sekuestruan nga FBI-ja në bashkëpunim me autoritetet e Malajzisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






