Transmetuar më 29-09-2026, 17:03

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht nisjen e detyrës së ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka publikuar pamje nga ceremonia e ngritjes së flamurit amerikan në rezidencën zyrtare të ambasadorit, duke e cilësuar këtë moment si fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri! Roja e Sigurisë së Marinës ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën zyrtare, ndërsa Ambasadori Wendt merr detyrën e tij.

Nën Presidentin Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësinë dhe ndërtojmë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për të dy kombet tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Eric Wendt merr kështu zyrtarisht detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në një moment që ambasada e ka shoqëruar me mesazhin për forcimin e bashkëpunimit dhe aleancës mes dy vendeve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit