Transmetuar më 29-09-2026, 16:35

TIRANË – Policia e Tiranës ka reaguar pas raportimeve për të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në zonat malore të Krujës, duke sqaruar se nuk ka pasur sulm me armë ndaj efektiv ishte pjesë e një prej grupeve të kontrollit në terren. Punonjësi i policisë ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të larguar rrezikun ngaëve.

Sipas Policisë, të shtënat janë shkaktuar nga një efektiv që ishte pjesë e një prej grupeve të kontrollit në terren. Punonjësi i policisë ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të larguar rrezikun nga kafshët e egra në një zonë të pyllëzuar.

Efektivët ishin ndarë në disa grupe dhe vepronin në zona të ndryshme të territorit. Për shkak të mungesës së valëve telefonike, grupet nuk kanë mundur të komunikojnë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, pasi dëgjuan të shtënat, grupet e tjera fillimisht dyshuan se mund të ishte qëlluar ndaj punonjësve të Policisë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:30, në një zonë malore të Njësisë Administrative Cudhi.

Operacioni po zhvillohet për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis. Deri tani, sipas Policisë, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis.

Policia thotë se pas sqarimit të situatës dhe dokumentimit të rastit në përputhje me procedurat ligjore, kontrollet në terren do të vijojnë. Njoftimi i plotë i Policisë:

“Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë.

Shërbimet e Policisë ishin ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme.

Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një grupi kontrolli, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.

Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit