Transmetuar më 29-09-2026, 15:39

SARANDË – Një 55-vjeçar është dëmtuar pasi është rrëzuar nga skela gjatë punimeve në fasadën e një banese në rrugën “Mitat Hoxha”, në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40. I dëmtuari, Arbër Andoni, është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tij, më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Në kuadër të hetimeve, në Komisariatin e Policisë Sarandë është shoqëruar pronari i banesës, K. M., i cili pritet të japë shpjegime lidhur me rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit