

BRUKSEL – Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e samitit të Turizmit të organizuar nga Euronews në Bruksel, ku ka folur për zhvillimin e sektorit, investimet e huaja dhe projektet turistike që synohen të realizohen në Shqipëri.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren, diskutimi u shoqërua edhe me një moment me batuta, teksa tema ishte interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë dhe potenciali që ofron vendi.
Rama theksoi se hapja ndaj investimeve të mëdha lidhet, sipas tij, me mundësitë që ofron Shqipëria.
Rama: “Jemi hapur si vend, sepse njerëzit po shikojnë se ku janë mundësitë. Shqipëria ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj, në mënyrë serioze dhe profesionale.”
Gazetarja: “Po pse të kanë qejf, mendon?”
Rama: “Pse, ty nuk të pëlqej?”
Gazetarja: “Po nuk ka rëndësi për këtë bisedë nëse më pëlqen apo jo.”
Rama: “Po ka shumë rëndësi, sepse nëse më pëlqen, e kupton pse më pëlqejnë ata. Dhe nëse ti nuk më pëlqen, duhet të të shpjegoj se përse duhet të më pëlqesh… Se bëj shaka. Nuk është se më pëlqejnë mua, por Shqipëria është shumë e bukur për të mos u pëlqyer.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






