Transmetuar më 29-09-2026, 15:05

Partia Demokratike i kërkon zyrtarisht Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj të tregojnë kriteret dhe procedurat që u ndoqën për propozimin dhe dekretimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Kërkesa është dërguar nga deputeti demokrat Klevis Balliu, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

“Sot, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, si dhe si deputet i pajisur me certifikatë sigurie, i kam dërguar Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit një kërkesë zyrtare për informacion mbi kriteret dhe procedurat e përdorura nga Edi Rama për propozimin e Vlora Hysenit, si dhe mbi kriteret dhe procedurën e ndjekur nga Presidenti i Republikës për miratimin e këtij propozimi”, deklaron Balliu.

Janë në total 78 pyetje që opozita i ka drejtuar Ramës lidhur me procedurën e propozimit të Hysenit, verifikimet e kryera përpara emërimit, lidhur me informacionet e administruara nga partnerët ndërkombëtarë. Ndërkohë, presidentit Begaj i janë drejtuar 68 pyetje lidhur me marrjen dhe shqyrtimin e propozimit për emërimin e Hysenit në krye të SHISH, Lidhur me informacionet e administruara nga Republika e Kosovës pas shkarkimit Agjencia Kombëtare e Inteligjencës.

Deklarata e Klevis Balliut:

“Si rrjedhojë e situatës alarmante në të cilën ndodhet vendi, në një moment kur siguria kombëtare është cenuar rëndë, ngrihen pyetje serioze mbi mënyrën se si janë administruar institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Sipas të dhënave dhe fakteve që janë bërë publike, institucione të rëndësishme të sigurisë kanë qenë nën ndikimin e Ergys Agasit. Policia e Shtetit, ku në krye të saj ndodhet Ilir Proda; AKSHI, ku drejtoreshë ka qenë Mirlinda Karçanaj; strukturat e sigurisë kibernetike ku bashkeshorti i drejtoreshes Ervina Gjana ishte shoqërues i Agasit; si dhe SHISH, ku janë bërë publike fajtet se shefja e sherbimit informativ ishte ne sherbim te Agasit dhe bandave qe ai kordinonte ne interes te qeveris

Nëse drejtues të institucioneve kyçe të sigurisë kombëtare i përgjigjen një personi që nuk mban asnjë funksion shtetëror, pyetja themelore është: kush e ka fuqinë dhe autoritetin për të vendosur mbi këto institucione?

Vetëm Kryeministri ka autoritetin institucional mbi një pjesë të konsiderueshme të këtij zinxhiri ekzekutiv. Për këtë arsye, është e pamjaftueshme dhe e pabesueshme çdo përpjekje për të paraqitur Edi Ramën si të paditur për veprimtarinë apo marrëdhëniet e njerëzve që kanë pasur akses dhe ndikim në institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Vlora Hyseni ankim në Apelin e GJKKO, kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ Nuk ka asnjë njeri serioz që mund ta marrë seriozisht pretendimin se Edi Rama nuk di asgjë.

Sot, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, si dhe si deputet i pajisur me certifikatë sigurie, i kam dërguar Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit një kërkesë zyrtare për informacion mbi kriteret dhe procedurat e përdorura nga Edi Rama për propozimin e Vlora Hysenit, si dhe mbi kriteret dhe procedurën e ndjekur nga Presidenti i Republikës për miratimin e këtij propozimi.

Në kushtet e kësaj emergjence dhe për shkak të rëndësisë që kjo çështje ka për sigurinë kombëtare, pres një përgjigje urgjente, të plotë dhe transparente nga institucionet përkatëse.

Kjo nuk është një çështje personale apo partiake. Është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe me funksionimin e institucioneve të shtetit.

Institucionet duhet të japin përgjigje.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit