

MALIQ — Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti me thikë i ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq, ku mbeti i plagosur shtetasi Ilir Hamolli.
I dëmtuari është transportuar në urgjencën e spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekët bëjnë me dije se ai ka marrë një plagë në pjesën e barkut, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, përplasja mes dy personave ka startuar për shkak të një konflikti banal lidhur me qentë e stanit dhe kullotjen e bagëtive.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin me iniciale M.R., i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ndodhet ende në arrati. Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij incidenti.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






