Transmetuar më 29-09-2026, 13:19

SARANDË — Burime mjekësore kanë zbardhur detaje të reja lidhur me gjendjen dhe identitetin e personave të dëmtuar nga shpërthimi i një bombule gazi në një pikë karburanti në rrugën "Skënderbeu" në Sarandë.

Të plagosurit nga ky aksident janë shtetasit Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup, si dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për shkak të tronditjes së fortë pësuar nga valëgoditja e shpërthimit.

Të dy të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Sarandës, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve teknike që çuan në shpërthimin e bombulës së gazit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit