Transmetuar më 29-09-2026, 12:51

STAŠKOV — Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Staškov në veriperëndim të Sllovakisë, ku një sulm me thikë brenda ambientit të një shkolle ka lënë të vdekur një grua 61-vjeçare dhe të plagosur dy persona të tjerë, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat ndërkombëtare, viktima 61-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda të marra në gjoks. Ndërkohë, një grua 44-vjeçare dhe një fëmijë janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burimet spitalore raportojnë se gjendja e fëmijës së plagosur paraqitet kritike.

Dyshimet e para të autoriteteve vendase sugjerojnë se autori i këtij sulmi mund të jetë një nxënës i shkollës. Policia sllovake ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet intenzive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit