Transmetuar më 29-09-2026, 12:43

SARANDË — Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti të pozicionuar në rrugën "Skënderbeu" në qytetin e Sarandës.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy persona, të identifikuar si Fatmir Pema, 39 vjeç, dhe Florian Bica, 27 vjeç. Të dëmtuarit kanë pësuar djegie në trup dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse për vënien e situatës në kontroll dhe parandalimin e përhapjes së flakëve, si dhe forca të shumta të policisë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij shpërthimi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit