Transmetuar më 29-09-2026, 12:28

MALIQ — Një ngjarje me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq.

I plagosuri është paraqitur me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditja me mjet prerës (thikë).

Nga deklarimet e para të bëra në ambientet e spitalit, dyshohet se ngjarja ka rrjedhur pas një konflikti çasti mes dy personave në fshat, me motiv pronësinë apo kullotjen e bagëtive.

Maliq/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim shtetasi M. R..

Rreth orës 12:00, në spitalin e Korçës, është paraqitur për mjekim, shtetasi Ilir Hamolli, rreth 56 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë, nga shtetasi M. R., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Sovjan.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kryen veprimet e para hetimore dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit