Transmetuar më 29-09-2026, 12:24

TIRANË — Një 77-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në zonën e Liqenit të Farkës, pranë hapësirës së parkimit të një lokali.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht, grupi hetimor ka përjashtuar pistën e një vrasjeje me dashje.

Ekspertët po hetojnë dy pista kryesore: mundësinë që i moshuari të jetë përplasur nga një automjet që më pas është larguar, ose vdekjen aksidentale si pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe rrëzimit në anë të rrugës. Hetimet po vijojnë për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit