

KRUJË — Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), po zhvillon prej dy ditësh një operacion të gjerë antikanabis në zonën malore të Krujës dhe në masivin e Qafë-Shtamës.
Gjatë kontrolleve në terren janë dëgjuar disa të shtëna, të cilat paraprakisht dyshohet se mund të jenë me armë gjuetie (çifte), ndërsa po verifikohen nga forcat e sigurisë. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Prania e strukturave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në këtë aksion mbështet dyshimet për një dekonspirim të mundshëm të operacioneve.
Gjatë kërkimeve në terrenin e thyer malor, forcat e rendit kanë asgjësuar një sasi rrënjësh kanabisi të zbuluara në parcela të ndryshme, ndërsa operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






