Transmetuar më 29-09-2026, 11:07

KAVALË — Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Shqipëri dhe Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë shqiptare, Asllan Gjana, ka ndërruar jetë në spitalin e Kavalës si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë të pësuara gjatë një ndeshjeje futbolli.

Gjana, i cili aktivizohej me skuadrën Byronas Kavala II në divizionin e dytë të Shoqatës Greke të Futbollit, pësoi incidentin tragjik të së dielës gjatë përballjes ndaj Aiandas Panagias në ishullin e Thassos. Që në minutën e dytë të takimit, gjatë një vrapi për të kapur topin, 16-vjeçari doli nga vijat kufizuese të fushës dhe goditi fort pjesën e pasme të kokës në gardhin mbrojtës të stadiumit, duke humbur menjëherë ndjenjat.

Pas ndërhyrjes së parë nga mjeku i ndeshjes, adoleshenti u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Kavalës, ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv në gjendje mjaft kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 16-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve.

Lajmi i hidhur u konfirmua zyrtarisht mëngjesin e sotëm nga vetë klubi i Byronas Kavalës përmes një reagimi prekës në rrjetet sociale.

"Me dhimbje të padurueshme dhe trishtim të papërshkrueshëm, familja atletike e Byron Kavalës i jep lamtumirën njërit prej fëmijëve të saj, futbollistit të Byron II, Asllan Gjanës, Anit tonë, i cili u nda nga jeta kaq padrejtësisht dhe para kohe. Në këto kohë të vështira, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij. Bajroni i Kavallës është në zi, humbi një nga fëmijët e tij. Udhëtim të mbarë, djali ynë, ti do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona," thuhet në deklaratën zyrtare të klubit grek.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit