

BOLZANO — Struktura e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me homologët italianë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar "The Wanted", duke çuar në kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të një shtetasi shqiptar të dënuar për vrasje.
Në qytetin e Bolzanos në Itali është vënë në pranga shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër. Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet.
Sipas vendimit gjyqësor, 28-vjeçari, në bashkëpunim me vëllain e tij A. B., ka goditur për morte të dobëta me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z. (alias I. Z.), duke i shkaktuar vdekjen.
Interpol Tirana po vijon procedurat ligjore në bashkëpunim me Interpol Romën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë ku do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






