

Rasti tronditës në Kombinat: Nëna 21-vjeçare keqtrajton foshnjën 6-muajshe, nis procedimi penal
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku një nënë 21-vjeçare është filmuar duke goditur dhe kërcënuar foshnjën e saj vetëm 6-muajshe.
Pamjet janë regjistruar nga familjarë të cilët pretendojnë se dhuna ka qenë e përsëritur, ndërsa vetë e reja ka shprehur pendesë duke e lidhur veprimin me ngarkesën emocionale dhe problemet familjare.
Pas publikimit të rastit dhe ndërhyrjes së autoriteteve, kujdestaria e fëmijës i është kaluar përkohësisht gjyshes, ndërsa ekspertët e mbrojtjes së fëmijëve dhe psikologët po vlerësojnë gjendjen e nënës për depresioun pas lindjes.
Ndaj 21-vjeçares ka nisur zyrtarisht procedimi penal për keqtrajtim të të miturve dhe dhunë në familje.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






