

Kushtet atmosferike në vend do të vijojnë të jenë të qëndrueshme gjatë ditës së martë, me pjesën më të madhe të territorit që do të karakterizohet nga mot i kthjellët. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga orët e mesditës deri në pasdite pritet të shfaqen vranësira të pakta deri në mesatare, të cilat do të jenë kalimtare dhe me përqendrim kryesisht në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina intensiveti i saj do të arrijë deri në 14 m/s. Për sa i përket zonave detare, parashikohet një valëzim i lehtë deri në mesatar i forcës 1 deri në 3 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






