Transmetuar më 28-09-2026, 23:20

Autoritetet franceze kanë njoftuar se është shuar përfundimisht zjarri masiv në rajonin e Girondës, i cili dogji mbi 420 mijë hektarë pyje gjatë dy muajve të fundit. Vatrat e zjarrit, që shpërthyen më 22 korrik në masivin e Landes de Gascony, kërcënuan zona të tëra turistike dhe detyruan evakuimin e më shumë se 224 mijë banorëve.

Në operacionin më të madh të shuarjes së flakëve në historinë moderne të Mbrojtjes Civile franceze u angazhua një forcë prej 3,300 zjarrfikësish, e mbështetur nga trupa ushtarake, policia dhe vullnetarë lokalë. Prefektura e Girondës konfirmoi se, përpos dëmeve të mëdha materiale, fatmirësisht nga ky zjarr historik nuk u regjistrua asnjë viktimë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit