Transmetuar më 28-09-2026, 22:52

Një 75-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke pas një konflikti fizik në një kantier ndërtimi në rrugën "Gennimata" në Glyfada. Sipas autoriteteve vendase, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje financiare mes tij dhe një kolegu 65-vjeçar grek me të cilin po punonte në të njëjtin objekt.

Gjatë përplasjes, i moshuari e ka goditur 65-vjeçarin me thikë në disa pjesë të trupit, përfshirë qafën, brinjët dhe barkun. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin “Kryqi i Kuq” ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori u prangos në vendngjarje nga efektivët e ekipit DIAS.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit