Transmetuar më 28-09-2026, 22:11

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve për raste të komprometimit të llogarive në rrjetin WhatsApp. Sipas autoritetit, disa përdorues kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa mënyra e realizimit të këtyre sulmeve po analizohet nga ekspertët e sigurisë.

Për të parandaluar vjedhjen e të dhënave, AKSK rekomandon aktivizimin e verifikimit me dy hapa, mosndarjen e kodeve të regjistrimit me persona të tjerë dhe kontrollin e rregullt të pajisjeve të lidhura në aplikacion. Gjithashtu, qytetarët këshillohen të shmangin klikimin mbi lidhje të dyshimta dhe të mbrojnë adresat e tyre të email-it me fjalëkalime unike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit