

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ku një litër dizel po shitet nga 1.95 deri në 1.97 euro, ndërsa benzina rreth 1.65 euro për litër. Ekspertët e sektorit dhe autoritetet ia faturojnë këtë shtrenjtim lëvizjeve në bursat ndërkombëtare dhe tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme.
Rritja e çmimeve ka nxitur reagimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar qeverisë ndërhyrje dhe lehtësim të barrës fiskale, meqë TVSH-ja dhe akciza përbëjnë një pjesë të madhe të hyrave buxhetore. Ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bëri me dije se po monitoron situatën, por sqaroi se rritja është pasojë e krizës globale dhe jo e tregut të brendshëm.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






