

Një vatër zjarri është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër, duke përfshirë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe mbeturina pranë zonës së banuar.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e shpejtë të flakëve, duke shmangur rrezikun për përhapjen e tyre drejt shtëpive aty pranë.
Nga incidenti nuk raportohet për dëme materiale në banesat e zonës apo persona të dëmtuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






