

Vatra e zjarrit e regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Kreshpan të Fierit është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, banorëve të zonës dhe mbështetjes nga ajri me helikopter të Forcave të Armatosura.
Mbrojtja nga flakët po vazhdon me praninë e trupave në terren gjatë natës për të monitoruar sipërfaqen e djegur dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarrit.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariat tre persona të cilët dyshohen si autorë të zjarrvënies së qëllimshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






