

Një automjet në pronësi të drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë e Elbasanit është përfshirë nga flakët dhe më pas ka shpërthyer në afërsi të qendrës së qytetit.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të "1 Majit", në rrugën që të çon drejt urës së Zaranikës.
Dyshimet e para lidhen me praninë e një impianti gazi në automjet, ndërsa nga incidenti nuk raportohet për persona të dëmtuar apo viktima.
Vetë drejtuesja e mjetit ka mohuar që ngjarja të jetë e qëllimshme apo të ketë lidhje me detyrën e saj zyrtare.
Autoritetet po hetojnë si pistë kryesore praninë e një defekti teknik në automjet për të zbardhur plotësisht shkaqet e rënies së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






