Transmetuar më 28-09-2026, 18:58

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe më pas ka shpërthyer në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të "1 Majit", në rrugën që të çon drejt urës së Zaranikës.

Dyshimet e para lidhen me praninë e një impianti gazi në automjet, i cili mund të ketë shkaktuar edhe shpërthimin.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të dëmtuar apo viktima.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit