

Këshilli Bashkiak i Belshit ka marrë vendim kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Elbasanit, gjatë diskutimeve për Reformën e re Administrativo-Territoriale.
Në votimin e zhvilluar, 7 këshilltarë të Partisë Demokratike votuan kundër bashkimit, ndërsa 10 përfaqësuesit e Partisë Socialiste abstenuan, duke shkaktuar diskutime mbi qëndrimin e mazhorancës në këshill.
Gjatë mbledhjes, ku morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, u nëlidh nevoja që Belshi të ruajë vetëadministrimin për shkak të potencialit turistik dhe numrit të popullsisë, ndërsa u kërkua kryerja e një studimi të mirëfilltë përpara çdo ndryshimi.
Përfaqësuesit opozitarë ngritën gjithashtu shqetësimin për pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në dy konsultimet publike të zhvilluara në qytet, duke ua faturuar këtë ngurrim pasigurive të banorëve për të shprehur hapur qëndrimet e tyre.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






