

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar se emërimi i ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, përbën një vlerësim për vendin nga ana e administratës së Presidentit Donald Trump.
Sipas përfaqësuesit opozitar, përvoja ushtarake dhe autoriteti i diplomatisë së re amerikane pritet të ndikojnë pozitivisht në rikthimin e vendit në kuadrin dhe shinat kushtetuese.
Gjekmarkaj u ndal edhe te hetimet e fundit që përfshijnë ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke e cilësuar ngjarjen si një situatë mjaft serioze që ndikon drejtpërdrejt edhe në marrëdhëniet me agjencitë partnere të zbatimit të ligjit në SHBA.
Sipas tij, bashkëpunimi i mundshëm mes drejtuesve të inteligjencës dhe elementëve të krimit të organizuar përbën një precedent të pazakontë për sigurinë e vendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






