Transmetuar më 28-09-2026, 16:19

LIBRAZHD- Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka marrë flakë në momentin që ishte në lëvizje. Në të ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët kanë arritur të dalin menjëherë nga makina.

Fatmirësisht, të dy personat nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa automjeti është përfshirë plotësisht nga flakët dhe është shkrumbuar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Pritet që verifikimet të përcaktojnë nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik apo për shkaqe të tjera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit