Transmetuar më 28-09-2026, 15:04

LEZHË- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi në fshatin Lalm i Ri, në Lezhë, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi dhe në disa momente janë afruar pranë banesave, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për vënien nën kontroll të flakëve. Aktualisht vijon puna për shuarjen e vatrave të mbetura aktive dhe izolimin e plotë të zonës së përfshirë nga zjarri.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të parandaluar afrimin e flakëve drejt banesave.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.

Banorët e zonës janë të shqetësuar për përhapjen e mëtejshme të flakëve, veçanërisht për shkak të erës, ndërsa ekipet në terren vijojnë betejën me vatrat e zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit