Transmetuar më 28-09-2026, 14:10

Një mësues 60-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se shtetasi me inicialet M.S., i kishte dërguar mesazhe ngacmuese të miturës. Ende nuk ka të tjera detaje në lidhje me rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. S., 60 vjeç, mësues në një shkollë në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, me mesazhe, një nxënëse 13 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit