Transmetuar më 28-09-2026, 12:50

TIRANË — Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë gjatë ditës së sotme drejtuesit politikë të qarqeve në një takim të posaçëm pune që pritet të zhvillohet në orën 14:00, në ambientet e "Vilës së Kuqe" në kryeqytet.

Në qendër të këtij takimi pritet të jetë analiza dhe bilanci i punës së kryer në terren përgjatë dy javëve të fundit, në kuadër të zbatimit të nismës politike të titulluar "Prania Besnike".

Përfaqësuesit dhe drejtuesit politikë të PS-së në çdo qark do të paraqesin raportet e tyre mbi ecurinë e këtij procesi, angazhimin e strukturave bazë dhe takimet e zhvilluara me qytetarët në zonat përkatëse.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit