Transmetuar më 28-09-2026, 12:08

TIRANË — Zbardhen detaje të reja nga operacioni i koduar "Seen", i cili çoi në arrestimin në flagrancë të dy të rinjve Edison Korra, 24 vjeç, dhe Orest Balla, 23 vjeç, teksa po merrnin 100 mijë euro nga një 64-vjeçar përmes mashtrimit kompjuterik.

Hetimet e thelluara të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Forcës së Posaçme "Operacionale" kanë zbuluar se pas këtij episodi dyshohet se fshihet Florian Gjergji, një emër i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili drejton skemat e mashtrimit nga distanca.

Në këtë rast, autorët kishin hapur një profil të rremë në rrjetet sociale duke përdorur të dhënat e një personi të njohur të 64-vjeçarit dhe janë prezantuar në emër të Kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për t’i kërkuar shumën e madhe të parave.

Sipas policisë, skema e përdorur mban vulën e Florian Gjergjit, i cili në epizode të mëparshme ka shfrytëzuar identitetet e figurave të njohura publike e politike, si Erion Veliaj, Taulant Balla apo Tonin Marinaj, për t’ju zhvatur para biznesmenëve dhe personave të ndryshëm.

Dy të rinjtë e arrestuar kishin rolin e sekserëve në terren për mbledhjen e shumës monetare. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për zbulimin e plotë të rrjetit dhe personave të tjerë të përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit