

MALIQ — Këshilli Bashkiak i Maliqit ka dalë zyrtarisht kundër propozimit të Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon shkrirjen e kësaj njësie dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Korçës.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar për shqyrtimin e këtij propozimi, anëtarët e këshillit diskutuan mbi efektet e ndryshimeve të propozuara territoriale. Në përfundim të procesit të votimit, nga 22 këshilltarë të pranishëm, 21 prej tyre votuan kundër bashkimit me Korçën, ndërsa vetëm një votë u regjistrua pro propozimit.
Përmes këtij vendimi, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zyrtarizuar qëndrimin e tij institucional, i cili pritet t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë si dokumentacion zyrtar gjatë procesit të shqyrtimit të reformës territoriale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






