

TIRANË — Dhoma e Avokatisë ka shkallëzuar masat e saj të protestës duke nisur nga dita e sotme bojkotin e plotë të seancave gjyqësore për caktimin dhe rishikimin e masave të sigurisë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi shënon një faza të re të protestës së mbrojtësve ligjorë, të cilët më herët kishin kufizuar bojkotin vetëm ndaj seancave të shqyrtimit të themelit të çështjeve penale.
Shkak për këtë qëndrim të ri është bërë kundërshtimi i fortë i rregullores së brendshme të punës të miratuar nga GJKKO. Sipas përfaqësuesve të avokatisë, dispozitat e reja cenojnë drejtpërdrejt ushtrimin e detyrës së tyre ligjore dhe krijojnë kushte diskriminuese gjatë përfaqësimit të palëve në procese gjyqësore.
Përmes zgjerimit të bojkotit edhe te seancat e masave të sigurisë, avokatët kërkojnë rishikimin e menjëhershëm ose shfuqizimin e plotë të rregullores nga drejtuesit e gjykatës, duke paralajmëruar vijimin e bllokimit deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






