Transmetuar më 28-09-2026, 08:39

Klientët e një supermarketi në zonën e Rjendbergut në Norvegji u përballën me një vizitë të papritur, kur mbreti i ri i vendit, Haakon, u shfaq në ambientet e dyqanit për të bërë blerje si një qytetar i zakonshëm.

Gjatë pranisë së tij në supermarket, monarku u shpreh se po përgatitej për të kaluar disa ditë pushimi në rezidencën e tij në Uvdal, ndërsa pamjet e tij u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Prania e mbretit nxiti interesin e qytetarëve dhe të rinjve të pranishëm, me të cilët ai shkëmbeu përshëndetje gjatë kësaj vizite të parë në zonë që prej marrjes së fronit.

Haakon mori drejtimin e monarkisë norvegjeze në muajin gusht pas ndarjes nga jeta të babait të tij, mbretit Harald, ndërsa zyrtarizoi detyrën me betimin përpara Parlamentit në fillim të muajit shtator.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit